Voton Gola, uron zgjedhje të lira dhe demokratike

E publikuar: 09/11/2025 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola ushtroi të drejtën e tij për të votuar, me ç’rast tha se sot është ditë e shenjtë, aq sa e shenjtë është edh vota e qytetarëve.

Teksa votoi në shkollën “Hajdar Dushi”, Gola uroi që sot Kosova të ketë një proces zgjedhor të qetë e demokratik.

“Qytetarët kanë qenë shumë bashkëpunues për të reaguar qoftë në platformën tonë programore, qoftë në raport me kritikat ndaj qeverisë. Qytetarët e kanë ngritur zëin në raport me kandidaturat tona. Sot është ditë e shenjt është vota e cila për nga shenjtëria është e garantuar edhe nga demokracia edhe nga Kushtetuta jonë. Prandaj, ne i bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që pas tërë atij bashkëpunimi që kemi pas me qytetarët që kemi pas përgjatë këtyre dy muajve sot e kanë mundësinë që zërin e tyre ta debonojnë në kutit dhe me këtë votë ta vendosin fatin e ardhshëm edhe për 4 vite për komunën e Gjakovës. Unë uroj zgjedhje të lira dhe demokratike, ashtu siç i ka hije Kosovës, por edhe Gjakovës dhe urojmë më të mirën edhe për Kosovën edhe për komunën tonë“, tha ai.

Në Komunën e Gjakovës në garë janë kandidati për kryetarë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gol kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë komunë, të drejtë vote kanë mbi 121 mijë votues në 37 qendra te votimit.