Voton Ferit Idrizi: Sot është një ditë e madhe për Vushtrrinë

E publikuar: 09/11/2025 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Ai tha se sot është ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, njëkohësish u bëri thirrje atyre të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë e madhe është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale kështu që unë i uroj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për këto zgjedhje dhe u bëjë thirrje të dalin të votojnë.” – u shpreh ai.