Voton edhe Arbër Vllahiu, u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

E publikuar: 22/10/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët nga radhët e AAK-së, para pak çastesh është nisur për të hedhur votën e tij në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Vllahiu ka kryer obligim e tij qytetar për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij.

“Ne veçanti mirëpres edhe të rinjtë që po votojnë për herë të parë, dhe bëj thirrje që qytetarët të votojnë sa më shumë pasi e ardhmja është në duart e tyre”, është shprehur Vllahiu.