Voton Bedri Hamza: Për mua çdo rezultat që vjen nga qytetarët është i pranueshëm

E publikuar: 09/02/2025 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka votuar në Mitrovicë, në qendrën e votimit “Andon Zako”.

Hamza ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Hamza bëri thirrje për proces të qetë dhe demokratik.

“Ditë e bukur, ditë me diell.. I lus të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë qeverinë e re. Besoj që gjithçka të shkojë mirë. Për mua çdo rezultat është i pranueshëm”, tha Hamza.