Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pak më parë ka votuar.
Ai para gazetarëve ka thënë se sot është festë.
“Tani besoj që menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin kah zgjedhjet nacionale, pritjet tanimë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike”, tha ai.
“Sot në Kosovë e si gjithmonë zgjedhjet janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë dhe të shpresojmë se do të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur çdoherë populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore. Sot, është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, pra siç duhet të jetë çdoherë dhe kështu vendoset fati i qyteteve tona, komunave tona për katër vitet e ardhshme”, deklaroi ai para mediave.

















