Votojnë ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë

E publikuar: 08/02/2025 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish- ushtarët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët tjerë, kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për RTKlive e ka konfirmuar se ata e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.” – ka theksuar Elezi.