Me 67 vota për dhe 30 vota kundër është zgjedhur Qeveria e re në krye me Albin Kurtin. Pas një debati që ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, deputetët e mazhorancës (Vetëvendosje dhe komunitetet joserbe) kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kabinetin e tij, i cili do të ketë tre zv.kryeministra dhe 14 ministra.
Qeveria Kurti 2 do të duket kështu:
Albin Kurti – Kryeministër Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;
Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë Arben Vitia – Ministër i ShëndetësisëArbërie
Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Hajrullah Çeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe SportitElbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal



















