Votimi i Qeverisë Haradinaj (Live)

E publikuar: 09/09/2017 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo seancë është thirrur me një pikë të rendit të ditës: për të votuar Qeverinë e ardhshme të vendit.

Ndonëse në fillim deputetët e PDK-së mungonin, ata më vonë kanë mbërritur në sallë, raporton Koha.net.

Koalicioni PAN, me marrëveshjen e nënshkruar me AKR-në, ka arritur të mbledh 62 deputetë në të cilët bazohej për të votuar Qeverinë Haradinaj.

Mirëpo, pak minuta më parë, deputeti i Nismës, pjesë e koalicionit PAN, ka deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj.