Vonohet ambulanca, i plagosuri në Fushë Kosovë i lutet policisë, “mos më lini kështu”

E publikuar: 26/05/2021 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për gati 20 minuta qytetari që u plagos të mërkurën në mbrëmje në Fushë Kosovë, ka qëndruar i shtrirë në rrugë duke pritur që të vijë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në filmimet që ka siguruar Gazeta Infokus, ai shihet teksa i lutet policisë së Kosovës që të mos e lënë në atë gjendje, derisa ndihma po vonohej.

Më në fund, siç edhe shihet në video, ata detyrohen që ta transportojnë për në spital me një veturë private.

Front Online ka raportuar se të mërkurën në mbrëmje pas një gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, tek rrethi, ka mbetur i plagosur një person.

Arsyet që kan quar deri tek kjo ngjarje nuk dihen, ndërsa policia e Kosovës ka arrestuar një person deri me tani.