Vonesat procedurale: Cali refuzoi ta vizitojë varrin e babait

E publikuar: 29/01/2026 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda vetëm pesë viteve, Jahja Mustafa u bë prindi i gjashtë që mezi priste një lajm nga Haga, ndërkohë që ai ishte në gjendje kritike.

Edhe pse familja e Salih Mustafës kishte dorëzuar parashtresa urgjente dhe dokumentacion mjekësor që tregonte rreziqet për shëndetin e tij, procedurat në gjykatë u zvarritën për shkak të afateve dhe pushimeve zyrtare.

Raportohet se pas vdekjes së babait më 25 dhjetor, Calit iu ofrua mundësia të modifikonte kërkesën për një vizitë humanitare, por ai e refuzoi këtë opsion.