Enlirat Duraku nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka folur rreth miratimit të Ligjit të Pagave.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai tha se Ligji i Pagave ka me qenë një motivues i madh që profesionistët shëndetësorë veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Kosovë.
“Ne nuk mundemi me pretendu që Ligji i Pagave ka me stopu këtë trend automatikisht, mirëpo sigurisht që ka me qenë një motivues shumë i madh në mënyrë që profesionistët tanë veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Republikën tonë”, tha ai.
Sipas Durakut, vonesat në procedimin e këtij ligji në Kuvend, po e nxisin trendjen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.
“Ndërsa në anën tjetër ne e kuptojmë që përmes këtij ligji të pagave po tentohet me u siguru një barazi sociale brenda sektorëve, mirëpo vonesat me ligjin e pagave dhe procedimet e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës po krijojnë problematika tjera ose po i nxisin edhe më tepër problematikat siç është trendi i ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga Kosova apo qoftë nga sistemi publik në atë privat “, tha ai.
Tutje Duraku shtoi se FSHS-ja, është e fokusuar në koficientët e pagave e që sipas tij, kjo ka të bëjë drejtpërdejtë me mirëqenien ekonomike të punëtoreve shëndetësorë.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë me kohë i ka deponuar komentet dhe sugjerimet lidhur me.. kryesisht e fokusuar në koficientët e oagave që ë ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me me mirëqenien ekonomike dhe sociale të punëtorëve shëndetësorë”, shtoi tutje ai.