“Vonë na kanë informuar” – Arsyetimi i Veselit që nuk i ndihmoi gylenistët

E publikuar: 30/03/2018 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka dhënë një arsyetim aspak serioz gjatë ditës së sotme kur është pyetur lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Veseli ka përdorur si arsyetim se është informuar vonë lidhur me këtë çështje.

“Kam qenë në gjendje të shkoj edhe në aeroport për ta, por fatkeqësisht kanë lajmëruar vonë”, ka thënë Veseli gjatë ditës së sotme.

Çuditërisht Veseli ka përdorur këtë arsyetim pavarësisht raportimit të mediave pothuajse në kohë reale. Kur Policia e Kosovës kishte filluar operacionin dhe ende pa e përfunduar Insajderi kishte raportuar për këtë rast.

Bajram Krasniqi zyrtar për media në Policinë e Kosovës, kishte konfirmuar për Insajderin.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion i cili është duke vazhduar ende, nuk kam informacione të sakta për numrin e të arrestuarve, por do t’iu informojmë gjatë ditës”, kishte thënë Krasnqi për Insajderin