Von der Leyen për aksidentin tragjik në Bullgari: Në këto kohë të tmerrshme, Evropa shpreh solidaritetin me ju

E publikuar: 23/11/2021 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

German Defense Minister Ursula von der Leyen arrives for a plenary session of German parliament Bundestag in Berlin, Tuesday, Nov. 21, 2017. (AP Photo/Markus Schreiber)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në twitter u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të 46 viktimave të aksidentit të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.

Von Der Leyen u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë.

Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit.Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju”, shkroi ajo në twitter.