Von Der Leyen dhe Borell në Kiev, do të takohen me Zelenskyn

E publikuar: 08/04/2022 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell, kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të takuar presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Kjo njëherësh është vizita e parë e liderëve të Perëndimit prej publikimit të imazheve për mizori në qytezën ukrainase, Bucha.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, janë nisur me tren nga qyteza polake, Przemysl, vetëm 13 kilometra nga kufiri ukrainas.