Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nisma franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi është mundësi drejt integrimit evropian, raporton Ekonomia Online.
Ajo theksoi se pret që Kosova ta mbështetë nismën e re franko-gjermane.Sipas saj, para se të shihnim propozimin ka pasur shumë hapa që ishin marrë e që ndërlidhen pak a shumë me përditshmërinë siç është njohja e letërnjoftimeve, diplomave dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve.
Sa i përket çështjes së targave ajo ka thënë se ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, por se e kupton edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës që po zbatojnë ligjin.
“Për dialogun unë do ta komentoja nismën e re nga ana franceze e gjermane, po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të dy anët si në Beograd ashtu edhe këtu në Prishtinë. Njerëzit e kanë kuptuar që është momenti të arrijnë nëse jo një marrëveshje përfundimtare së paku një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”.
“Mendoj që është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara për të dy palët drejt integrimit evropian, e që mendoj se është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë. Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në agjendën evropiane”.