Presidenti Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Von Cramon në një postim në Tëitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.
“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/Viola von Cramon✔@ViolavonCramon
A responsible leader must talk to international negotiators, it’s not a personal choice. @MiroslavLajcak has proved that he is working for output oriented negotiations. what’s more important for @HashimThaciRKS? #Kosovo #Pristina #Belgrade #Dialogue https://prishtinainsight.com/thaci-states-he-wont-participate-in-negotiations-led-by-lajcak/ …Thaci states he won’t participate in negotiations led by LajcakPresident Thaci continued to push for US leadership in the Kosovo-Serbia dialogue on Tuesday, stating that he has “no will to participate” in negotiations led by EU special representative Miroslav…prishtinainsight.com43Twitter Ads info and privacy16 people are talking about this