Raportuesja për Kosovën në Paralementin Europian, Viola Von Crammon, ka thënë se një shtet i BE’së, po e bllokon ende heqjen e vizave për Kosovën.
“Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar mendje që nga atëherë. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian. Por shtetet individuale anëtare ende po e bllokojnë procesin. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nga maji i vitit 2018, Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. E ndaj frustrimin tuaj dhe gjithë kosovarëve që vuajnë nën këtë padrejtësi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter, ndërsa i është përgjigjur një qytetareje kosovare.