Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon, ka thënë se është koha që Serbia të vendos se nga cila anë do të shkoj me Perëndimin apo me Rusinë.
Duke folur për gazetën britanike “The Guardian”, politikanja gjermane , ka theksuar se “Sundimi i ligjit, liria e medias, dhe raportet me Kosovën si dhe me Moskën janë çështjet kyçe “ Serbia duhet të tregoj se qartas do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
Koha e qëndrimit në “dy karrige” dhe balancimi mes perëndimit dhe Rusisë ka marrë fund”, tha Von Cramon.
Kjo deklaratë u bë në kuadër të një artikulli që “The Guardian”, i kushtoi situatës në Serbi pas dy vrasjeve masive që ndodhën në shtetin serb, para dy javësh.
“ Klima shoqërore, ka dërguar në këtë. Ne kemi një shoqëri të dhunshme, ishte vetëm çështje e kohës se kur kjo do të shpërthente”, tha nga ana tjetërsociologu Zoran Gavriloviq./Klankosova