Volvo prezanton modelin S90 2016 (Foto/Video)

E publikuar: 02/12/2015 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Volvo S90 ka vendosur një standard të ri me materialet superiore, teknologjinë, komfortin ngasjen gjysmë automatike.

Me 11 miliard dollarë të investuara gjatë 5 viteve të fundit Volvo ka arritur të ri-konceptojë veturat e veta si dhe ti sjellë ato në realitet, ka deklaruar Håkan Samuelsson, President & CEO, Volvo Car Group, transmeton Express. Volvo S90 kombinon dizajnin Skandinav me parametrat e fundit të sigurisë dhe me aplikacione të bazuara në cloud teknologji.

Ky model vjen me 3 lloje motorësh. Motori 2.0 litër me turbo kompresor T6, motori T5 si dhe motori fuqishëm dhe ekologjik T8 me dy motorë hibrid.

Volvo S90 është një hap para drejt vizionit të Volvo që deri në vitin 2020 asnjë pasagjer nuk duhet të vdes apo të lëndohet rëndë nga një aksident trafiku.