Volumi i tregtimit të bitcoin arriti pikën më të ulët gjatë muajit Mars në dy vite raportoi TradeBlock ditën e Enjte.
Volumi i bitcoin në pesë bursat më të mëdha ishte 2.14 miliardë dollarë muajin e kaluar, më e ulëta që prej muajit Prill 2017 kur ishte vetëm 845 milionë dollarë.
Kriptomonedha e parë në botë ka rënë me 70% që kur arriti vlerën më të lartë Dhjetor të 2017-ës. Rënia e bitcoin ka prekur të gjitha kriptomonedhat e tjera.
Ndërhyrja e autoriteteve në mbarë botën rritën shqetësimet rreth kriptomonedhave ndërsa rregullatorët kërkonin më shumë mbikëqyrje të kriptomonedhave.
Në fillim të kësaj jave bitcoin u rikuperua disi duke shkuar në 5,345 dollarë në platformën e Bitstamp.
TradeBlock tha se volumi i tregtimit të një prej bursave më të njohura kriptografike Coinbase ishte 1.6 miliardë dollarë, gjithashtu më e ulëta në dy vite.
Hulumtimi i TradeBlock zbuloi se ndërsa volumi i tregimit binte, bursat kishin filluar të rrisnin tarifat gjatë 2018-ës dhe 2019-ës.
Kjo rritje ishte e pritur ndërsa bursa përpiqen të mbrojnë të ardhurat e tyre të cilat janë tkurrur së bashku me rënien e vlerës së bitcoin dhe mbarë industrisë së kriptomonedhave. /PCWorld Albanian