Fadil Vokri ka thënë se marrëveshja me Armand Duken për të zhvilluar një miqësore festive është arritur, por ai thotë se mund të ketë një problem për këtë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me të cilin është dakorduar që të zhvillojnë një ndeshje miqësore festive në Prishtine muajin e ardhshëm.
Por, Vokrri e pranoi se kjo ndeshje mund të mos zhvillohet nëse kushtet atmosferike nuk do të jenë të mira.
“Ne kemi biseduar me presidentin Duka dhe jemi marrë vesh në princip që ndeshja të zhvillohet muajin e ardhshëm në Prishtinë, or ka mbetur që të shihen edhe kushtet atmosferike”, tha Vokrri për Gazetën Express.
Ai tha se është menduar që kjo ndeshje të jetë festive, pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian dhe në rast se nuk zhvillohet në Prishtinë, atëherë nuk do të bartet në Shqipëri.
Kujtojmë se edhe presidenti i FSHF’së, Duka mbrëmë e kishte konfirmuar se në nëntor do të luajnë një miqësore festive me Kosovën në Prishtinë. /Express