Vogëlushit i mbeti koka në mes të dy shufrave metalike, babait iu deshën dy orë për ta nxjerrë – edhe pse ishte e thjeshtë! (Video)

E publikuar: 18/10/2017 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një baba u gjend në siklet pasi djali i tij kishte mbërthyer kokën e tij në mes të dy shufrave metalike, derisa po luante në një vend ndërtimi në Brazil.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Arthur Gardine, dy vjeç, i cili futi kokën në mes të dy shufrave dhe babai i tij Rodrigo nuk e kishte idenë se si ta nxirrte nga aty.

Madje, atyre ju deshën rreth dy orë për ta kuptuar “trikun” e nxjerrjes së kokës së djalit.

Gjithsesi, siç edhe mund të shihet edhe në video, më në fund koka e djalit gjendet jashtë shufrave metalike. /Telegrafi/