Vodhi një veturë verës në Gjermani, i dyshuari arrestohet në aeroportin e Prishtinës- i sekuestrohet vetura

E publikuar: 25/12/2025 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar dje në aeroportin e Prishtinës.

Ai ishte në kërkim policor pasi dyshohet se ka vjedhur një veturë në Gjermani më 8 gusht të këtij viti.

Vetura i është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E VETURËS- Gjermani / 08.08.2025. Me datë 24.12.2025 në ANP-ADEM JASHARI është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti ishte në kërkim policor lidhur me rastin. Lidhur me rastin vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”