Vodafone Albania akuzohet nga qytetarët për skema mashtrimi

E publikuar: 14/02/2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas publikimit të lajmit, se kompania VODAFONE ALBANIA në një kohë mjaft të shkurtër është dënuar me gjobë disa milion duke shkelur konkurrencën dhe i janë ndaluar rreptësisht transmetimi i reklamave dezinformuese ose spoteve publicitare, me qëllim konkurrimin në mënyrë të pandershme me operatorët e tjerë, një tjetër denoncim ka mbërritur në postën tonë elektronike, nga lexuesit tanë, të cilët një zëri kanë reaguar për një tjetër skandal, që prek këtë kompani dhe të dëmtuarit janë vetë klientët e saj.

Miqtë e gazetës shkruajnë, se janë të alarmuar nga mënyra se si kompania me të cilën ata kanë një lidhje disa vjeçare, ka ndryshuar politikat e saj duke vjedhur çdo qindarkë të klientëve të pavëmendshëm sidomos ata të varfër, të moshuar, apo pensionist… më saktë moshën që nuk i jepet aspak për teknologji.

Denoncimi vjen nga disa qytetarë, të cilët janë vjedhur me muaj të tërë nga Vodafone, pa kuptuar asgjë dhe ajo ç’ka të trishton, është se viktimat e saj kanë qenë kryesisht klientë të vjetër, të cilët për shkak të kushteve sociale kjo vjedhje për ata është tepër e ndjeshme, duke llogaritur të ardhurat e tyre. Duke menduar se po akumulonin për të përfituar me paratë e kursyera një ofertë dinjitoze, ata e kanë parë veten të vjedhur!

Ja çfarë thotë qytetarja në denoncimin e saj:

Përshëndetjeje stafi i Ekskluzive, jam tmerrësisht e trishtuar nga një situate që me ka dhëne një ndjesi te keqe, jashtë kufijve të imagjinatës se çfarë po ndodh me klientët e kompanive celulare ne Shqipëri, që vidhen ditën për diell, edhe shteti i thotë hajduteve: puna e mbarë zotëri.

Unë jam një zonje e cila dua te denoncoj një rast abuzimi total nga kompania Vodafone, ne te cilën jam klientë bashke me nenën time te moshuar. Prej shumë muajsh, unë për te qëndruar në kontakt me nënën time ne celular me duhet ti mbush telefonin e saj me të paktën 100 leke ne muaj, që kompania celulare mos ti mbyll numrin dhe unë mos kem me mundësi ta marr.

Se fundi, kompania përveç shpikjes se rimbushjes për te pasur një numër kontakti hapur për një muaj me te paktën 100 leke, vendosi qe jo vetëm tja marre leket klientëve te saj, por edhe tua djegi si kredit (virtualisht), se pagesa është marre një herë.

Si e zbulova do thoni ju? Pas shume muajsh i kërkoj nenës time të bëj një oferte, meqenëse ishte bërë kohe e gjatë me rimbushje 100 lekëshe, pse jo të bënte një oferte dhe të komunikonim me shume bashkë me të, edhe ajo me njerëzit e saj të familjes e te afërm.

Në fillim i kërkoj të shoh se sa kredit kishte në kartë, në mënyre që të zgjidhnim dhe ofertën sipas krediteve që mundeshin. Veprimet i bej vete dhe ne karte rezulton te ketë 0 leke. Te habitura mendova mos ishte ndonjë gabim, ose nena ime e moshuar i ka harxhuar paratë padashje.

I drejtohem pikës më të afërt te dyqaneve Vodafone dhe i tregoj problemin tim dhe vajza me një qetësi absolute me thotë se nëna ime sipas tyre nuk kishte kredit, sepse në bazë të një rregulli të kompanisë, nëse ti rimbush telefonin me 100 leke dhe brenda një muaji nuk e harxhon shumën e rimbushur, kompania te zeron kreditin edhe pse ti e rimbush përsëri numrin. Madje sipas tyre, për ketë veprim, klienti i saj, pra nena ime, ishte njoftuar me mesazh.

Është e turpshme se si kjo kompani vjedh qytetarët e saj, pasi i detyron fillimisht te rimbushin telefonin, me pas i fshin kreditet ose me mire leket, pa kryer asnjë shërbim dhe në mënyre të pajustifikueshme dhe të papranueshme sikurse mos të ishin hedhur kurrë.

Kjo është një vjedhje e turpshme që kjo kompani kryen e papenguar nga askush, të qindra ose mijëra klientë te saj, duke u marre leket dhe duke mos i dhëne asnjë shërbim mbrapsht. Vodafoni vjedh paratë e klientëve duke marrë lekë edhe për thirrjet hyrëse. Pra, dy klient te Vodafone paguajnë për të njëjtën bisedë, gjë që është e ndalur si vjedhje e pastër. Kur do të marre fund kjo marrëzi, a ka Zot dhe a ka shtet në ketë vend?/Ekskluzive.al