VMRO: Maqedonia digjet, LSD-së nuk i dridhet syri

E publikuar: 11/08/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LSDM nuk po merret seriozisht me zjarret në disa pjesë të vendit, konsideron VMRO-DPMNE.

“Maqedonia digjet ndërsa LSD nuk i dridhet syri. Vazhdojnë me pushimet, nga shtrati nën çadër problemet dhe frika qytetarëve duken më të vogla se kokrrat e rërës të plazhit. LSD-së nuk i intereson fakti se po digjen mijëra kub metra pyje”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-së.

Sipas tyre, Ministri i Bujqësisë u zhduk në mënyrë misterioze nga vendi ndërsa Ministri i Brendshëm u përkushtua në partizim të plotë, asnjë autor nuk ishte sanksionuar apo fajësuar.