Mania për të vjedhur këtë radhë nuk ka kursyer as zorrën e ujit. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku një person identiteti i të cili nuk dihet ende, kryen një “vjedhje madhëshore”….të një zorre uji.
Në videon e publikuar në internet dhe që po qarkullon shihet personi i cili në orën 04:40 të mëngjesit, teksa po kalon pranë një ndërtese ka pikasur “prenë” e tij. Pa e kuptuar aspak se ambienti ishte i survejuar me kamera, ai është afruar dhe ka vjedhur zorrën e ujit duke u larguar qetësisht dhe duke e tërhequr atë nëpër rrugët e qytetit bregdetar.
Siç duket edhe nga pamjet, identiteti i tij është lehtësisht i verifikueshëm nga autoritetet e rendit, ndërsa nuk dihet ende nëse policia e Vlorës ka nisur punën për ta identifikuar “maniakun e zorrave të ujit”.
/shqiptarja.com/