Vlorë, digjet makina e punonjësit të policisë

E publikuar: 09/10/2017 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Dhimo Nurajt (Punonjës Policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë), se automjeti i tij tip Benz, i parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit ishte përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.