Vlorat e varfra të Kosovës (Dokument)

E publikuar: 02/06/2015 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlora Dumoshi dhe Vlora Çitaku, në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), janë ndër personat apo zyrtarët më të varfër politik të vendit.

Vlora Dumoshi e cila është shefe e kabinetit qeveritar në zyrën e Kryeministrit, del të jetë mjaftë e varfër, për shkak se në AKK, ajo ka deklaruar se ka një banesë prej 57.88 metra katrorë, të blerë në vitin 2013 nga ish-bashkëshorti i saj, e që kap vlerën prej 50 mijë euro, përcjell “Zëri”.

Dumoshi edhe të hyrat vjetore nuk i ka aq të larta. Ajo të hyrat vjetore nga Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka gjithsej 2 mijë e 700 euro apo 225 euro në muaj. Ndonëse ka pozitë të lartë në zyrën e Kryeministrit, Dumoshi rrogën e saj si shefe të kabinetit nuk e ka aq të lartë. Ajo në vit nga ky post merr pagë në vlerë 1 mijë e 108 euro. Ndërsa në bankat komerciale, Dumoshi ka para të gatshme vetëm 66.66 euro, transmeton “Zeri.info”.

Në anën tjetër, edhe Vlora Çitaku, nuk është aq e pasur. Ajo në AKK ka deklaruar dy banesa të cilat janë në pronësi të prindërve të saj. Një banesë me sipërfaqe 90 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë eurove, si dhe një tjetër e cila po ashtu është në pronësi të prindërve të saj, me sipërfaqe prej 57 metrave katrorë në vlerë prej 40 mijë euro, e që në total i bie se pasuri të paluajtshme ka gjithsej 140 mijë euro.

Në krahasim me Vlora Dumoshin, Çitaku, para të gatshme në banka komerciale ka gjithsej 3 mijë e 451.55 euro.

Ndërkaq, edhe të hyrat vjetore Çitaku i ka më të larta se Dumoshi. Paga mujore e saj si konsulente në New York, është 3 mijë e 322 euro, apo në vit nga ky post Çitaku merr rreth 39 mijë e 864 euro. /Zëri/

Image

 

Image

 

Image
Image

 

 

Image

 

Image

 

Image
Image
Image