Vlora Çitaku takohet me Sekretarin e Shtetit, thotë se kemi fat që SHBA na mbështet

E publikuar: 29/06/2018 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka takuar sot sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Çitaku ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet bashkë me ish-shefin e CIA’s, Pompeon, që tash është sekretar i Shtetit.

“Pata kënaqësinë që ta takoj Sekretarin e shtetit Mike Pompeo”, shkroi ambasadorja në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo tha se Kosova ka përkrahjen edhe nga administrata e Presidentit Trump, dhe Pompeo është një nga njerëzit në krye të shtetit që e njeh mirë Kosovën.

“Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane”, thuhet më tej në postimin e Çitakut. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vlora-citaku-takohet-me-sekretarin-amerikan-te-shtetitt-553579/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright