Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se pa përfshirjen direkte të SHBA-së, dialogu i Kosovës me Serbinë nuk mund të ketë përfundim me sukses.
“Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian”, shkroi ajo.
Çitaku tha se shpreson që presidentja VJosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti t’i kenë kuptuar drejt mesazhet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”, shkroi ajo.
Osmani dhe Kurti u takuan dje me Blinkenin në Departamentin e Shtetit. Në këtë takim, DASH-i njoftoi se dialogu Kosovë-Serbi ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit./Express/