Zyrtarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka komentuar veprimet e fundit të shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës.
Çitaku tha se Serbia po mundohet të kthehet tek betejat e humbura të së kaluarës, por që luftën me Kosovën e ka humbur në vitin 1999.
Ajo thotë se Kosova duhet të fokusohet tek sfidat e vitit 2023 e që janë: fuqizimi i aleancave me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
















