Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur se ndërrimi i pushteteve në vend nuk mund të lidhet me asnjë prej ngjarjeve të mëdha.
“Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve”, është shprehur Çitaku.
“Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush”.