Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, referuar çështjes së reciprocitetit në targa, dhe vendimit të qeverisë ndryshe nga rekomandimi i ndërkombëtarëve.
‘’Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme’’, shprehet Çitaku në llogarinë e saj në facebook.
‘’Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.
Nuk guxojmë të biejm në atë grackë. Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu.
Bashkë. #PDK’’, shkruan tutje, Çitaku./infosot/