“Sado që marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka krijuar këtë situatë në vend, po harrohet se këta politikanë të cilët thirren në votën e popullit kanë bërë lëshime dhe gabime edhe më të mëdha. Problemi më i madh është votimi i dyfishtë”, kështu është shprehur analisti politik, Azem Vllasi, në emisionin”Kontakt”, në Tribuna Channel, duke shpjeguar se pavarësisht vullnetit të shumicës, nuk mund të bëhet asgjë pa pëlqimin e pakicave.
Konkretisht, ai ka thënë se pa pëlqimin e deputetëve serbë nuk mund të bëhet asnjë hap përpara.
“Pa e pasur pëlqimin e serbëve nuk mund të formosh armatën e as nuk mund të ndryshosh Kushtetutën. Ata thonë s’po dojmë edhe pikë. E, kush e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje?”, ka pyetur Vllasi.
Ai ka thënë se Plani i Ahtisaarit nuk i ka detyruar të votojnë paragrafët e Kushtetutës të cilat këtë shtet e pengojnë së funksionuari si shtet.
” Te Bashkësia e komunave serbe hallin e kemi se po e defunksionalizon shtetin. Ai është rrezik, por këto të tjerat janë rreziqe edhe më të mëdha”, është shprehur Vllasi.
Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni intervistën e plotë në “Kontakt”.