Mos votimit nga Kuvendi i Kosovës i amendamenteve Kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale, është vendimi më i dëmshëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Azem Vllasi që sipas tij, ata që nuk votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale kanë votuar pro tkurrjes së sovranitetit të vendit.
Vllasi për ORAinfo ka thënë se deputetët me vendimin kundër Speciales, i kanë bërë Kosovës një dëm të madh.
Sipas tij, ky deklarim i Kuvendit e ka sjell Kosovën në një pozitë të inferioritetit, që do të thotë nuk është në gjendje të vendos vetë për diçka që edhe ashtu do të ndodh.
“Ky Kuvend e ka sjell Kosovën në një situatë që Këshilli i Sigurimit të bëjë një gjykatë të tillë. Do të ishte dëm më i madh i sovranitetit të Kosovës, kur Këshilli i Sigurimit do ta bëjë një gjykatë të tillë, se sa do të ishte i dëmtuar sovraniteti i Kosovës me një vendim të Kuvendit”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.
Vllasi ka vlerësuar se në një situatë tillë miqtë dhe përkrahësit tonë perëndimorë janë më të vetëdijshëm se deputetët kundërshtar në Kuvendin e Kosovës, për pasojat që d t’i sjell vendit tonë mos votimi i Speciales.
“Në rast se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të themelojë Gjykatës Speciale atëherë, në atë gjykatë do të ketë prokuror dhe gjykatës nga vendet që nuk e njohin Kosovën, siq janë Rusia dhe Kina”, ka thënë Vllasi.
Megjithatë, Vllasi mendon se Kuvendi në fund do të miratojë amendamentet kushtetuese që mundësojnë krijimin e Speciales.
“Unë shpresojë se Kuvendi do ta përmirësojë vendimin. Nuk do të ishte marre, ngase nuk është marre kur njerëzit tonë në pushtet ndërrojnë vendimet”, ka thënë Vllasi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një debati të gjatë i kanë thënë ‘JO’ krijimit të Gjykatës Speciale. Ky vendim ka irrituar bashkësinë ndërkombëtare të cilët kanë kërcënuar për sanksione ndaj Kosovës nëse nuk e voton urgjentisht Specialen. /ORAinfo/