Vllahiu: Shumë procese s’janë përfunduar, do t’i japim fund këtyre gjërave

E publikuar: 02/06/2017 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Arbër Vllahiu ka thënë se subjekti pjesë e së cilit është tani po hynë me një vizon të fuqishëm që do ta ndryshojnë të ardhmen e Kosovës në përgjithësi

Ai në debatin që po zhvillohet në këto momente në televizionin Dukagjin, tha se ata nuk do të merren shumë me të kaluarën por me të ardhmen dhe sipas tij e ardhmja do të duket më ndryshe pas 11 qershorit

“Unë mund të ju them se procesi i shtet bërjes deri më tani nuk ka përfunduar. Kosova deri me tash nuk ka pasur një shtrirje të saj, është pa ushtri dhe nuk është vend anëtar i BE’së, pjesë e shumë organizmave të tjerë megjithatë do të them se nuk e  ka përmbyll shtetbërjen e saj pasi ka mbet peng i mos bërjes të të gjitha punëve të saj.

“Shumë procese dhe shumë sfida që nuk janë mbyllur ka ardh kohë t’i japim fund këtyre gjërave.

Kosova ka kapacitete të mëdha për të arritur një zhvillim të madh të vendit” ka shtuar ai.