Vlera e bitcoin u hodh në nivelin më të lartë pas tentim vrasjes së Trump, i cili është një mbështetës i kriptomonedhave

E publikuar: 15/07/2024 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin u hodh në nivelin më të lartë të dy javëve të hënën, pasi një atentat ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, ngriti perspektivën që ish-presidenti, i cili është paraqitur si mbështetës i kriptomonedhave, do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Trump tha se ai u qëllua në vesh gjatë sulmit në një tubim në Pensilvani. Disa investitorë thanë se sulmi rriti shanset e tij për të fituar përsëri Shtëpinë e Bardhë dhe bastet për fitoren e tij priten të rriten këtë javë.

Bitcoin u rrit me 8.6 për qind në 62,508 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë të dy javëve prej 62,698 dollarësh, duke e bërë fitimin e tij nga viti i kaluar në 47 për qind. Etherium gjithashtu u rrit 6.8 për qind në 3,322 dollarë.

Trump kritikoi përpjekjet e demokratëve për të rregulluar sektorin e kriptove. Trump u paraqit si një mbështetës i kriptomonedhave gjatë një mbledhjeje fondesh në San Francisko në qershor.

“Ai sigurisht është pozicionuar si pro-kriptos dhe meqenëse perspektivat e tij për rizgjedhje janë rritur nga të shtënat gjatë fundjavës, kjo sigurisht i jep një shtysë të madhe tregjeve të kriptove”, tha Tony Sycamore, analist i tregut.