Vlera e Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një viti

E publikuar: 14/11/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej një vit ditën e Mërkure nën nivelin e mbështetjes prej 6,000 dollarësh ndërsa tregtarët dhe analistët janë të zhytur në paqartësi rreth asaj që mund të vijë pak kësaj rënien të papritur.


Monedha këmbehet me 5,829 dollarë në këto moment që shkruajmë sipas CoinMarketCap.com me një vlerë total tregu prej 101 miliardë dollarësh.

Megjithatë nuk është vetëm bitcoin që pati humbje të vlerës.


Ethereum ra me 10.3%, XRP me 9.63%, dhe Bitcoin Cash me 15.62%.

Shkaqet e rënies së vlerës mbeten të paqarta.

Monedha është shumë larg rekordeve të vitit të kaluar kur prekur vlerën e 20,000 dollarëve në Dhjetor.

Por rënia e vlerës ka bërë që paqëndrueshmëria gjithashtu të bjerë. Tërë industria e kriptomonedhave humbi 15 miliardë dollarë brenda 24 orësh. /PCWorld Albanian