Nëse Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 31 Majit, platforma e saj për kthimin e LDK’s si partia e parë në vend, i ka 10 pika, në mesin e të cilave përfshihet edhe prishja e koalicionit me PDK.
Këtë e tha vetë kandidatja e saposhpallun për kryetare të LDK’s, Vjosa Osmani për Kohavision.
Synimi kryesor asht që LDK me u kthye prapë si partia ma e madhe në Kosovë. Kjo nuk bahet tue qenë në koalicion me PDK’s, nuk bahet tu’ e votue Hashim Thaçin për president, sepse kjo nuk i ban nder Kosovës, – ka thanë Osmani.
Ajo ka premtue se nëse bahet kryetare e LDK’s, ka me e tërheqë partinë e saj nga koalicioni me PDK’n, menjiherë mbas votimit të Gjykatës Speciale.
Platforma me të cilën ajo synon me e mundë Mustafën, përmban 10 pika dhe ka të bajë me gjithëpërfshimjen, premtimin për luftimin e krimit të organizuem, si dhe kthimin e LDK’s si forca e parë politike në vend.
Osmani gjithashtu ka premtue ndërrimin e statutit të partisë për me pasë mundësinë e zbatimit të parimit “nji anëtar – nji votë”, në mënyrë që të gjithë anëtarët me pasë të drejtën e marrjes së vendimit, raporton rrokum.tv.
Gjithashtu, ka propozuar që me statut të rregullohet marrja e përgjegjësisë, që don me thanë largimin nga drejtimi i partisë nëse ajo i humbë zgjedhjet e përgjithshme. Osmani tha se shpreson që këto ditë mos me pasë ndikime dhe presione, si dhe që vota e fshehtë më 31 Maj me u respektue.