Vjosa Osmani: Isa Mustafa Me një lëvizje të vetullave të Thaçit, kërcente përpjetë!

27.02.2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vjosa Osmani: Isa Mustafa Me një lëvizje të vetullave të Thaçit, kërcente përpjetë!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se ata deputetë të LDK-së të cilët nuk morën pjesë në seancën e djeshme, frikësohej se mos janë zënë peng në çadrat e VV-së

Më poshtë, mund ta lexoni të plotë këtë reagim:

Të dashur miq,

E mendoja qe disa orë nëse ja vlenë të merrem me sulmet banale të KM Mustafa. Nëse asgjë tjetër, deri tani, karshi sulmeve e linqimeve të tij (dhe hienave të tij), nuk kam reaguar shpesh për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur, besimit që (gabimisht) kam pasur në të, por edhe për shkak të moshës që ka. Por MJAFT është MJAFT.

Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij.

Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit.

Për frikësim po na flet njeriu që nuk ndihet mirë të pijë kafe e të takohet me qytetarë nëpër Kosovë se mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t’i tradhtojë. Por nuk ndihet i lirë as tek ata që e mbajtën në Gjermani e gjetiu në diasporë, sepse ua mbylli derën veprimtarëve shumëvjeqarë të diasporës në LDK, të cilën e kishin mbajtur partinë tonë dhe Kosovën gjallë.

Le t’i pyet partnerët e tij të dashur të koalicionit se kë e kanë frikësuar ata, kë e kanë shantazhuar, e kë e kanë joshur me oferta. Mua nuk do më gjesh në asnjërën prej atyre listave. Kurrë përjetë, dhe ti, Isa Mustafa këtë e di shumë mirë.

Ka 1 vit që kam paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku zgjedhet Thaci dhe se e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë skenar do të ishte pamundësimi i kuorumit. Dje kam mundur të jem kudo, por assesi në atë seancë të turpit. Poashtu, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar t’a dijnë, e kanë kuptuar që unë kam udhëtuar për çështje shëndetësore e jo për qejf. Por Kryeministri ynë nuk ka respekt për askënd e asgjë, as për shëndet, as për familje, as për shtet, për ASGJË, e prandaj edhe flet për çadra. Unë nuk i bëjë planet e mia sipas instruktioneve të Mustafës, SHIK-ut, apo kujtdo tjetër. Për dallim, për Isa Mustafën, e tërë bota sillej rreth Hashim Thacit dhe zgjedhjes së tij President. Qe 1 vit vetëm për të ka lobuar. Por nëse është dikush që e di mirë, që unë nuk dorëzohem para asnjë presioni, ai është Isa Mustafa. Nuk marr leje as prej tij e as partnerëve të tij për asnjë qëndrim politik e për asnjë votim. I përgjigjem vetëm elektoratit e qytetarëve. Apo nuk i kujtohet që para syve të tij ngrita dorën kundër për zgjedhjen e Qeverisë PDK-LDK dhe zgjedhjen e Shefit të SHIK-ut në krye të Kuvendit?

Mustafa poashtu paska kërcënuar duke thënë mirë që jemi gjallë, ne deputetët që ja bojkotuam Thaçin? Por ai e di më së miri që jemi gjallë, sepse ju kemi kujtuar edhe kur i dolën vetëm 50 vota për Thacin, edhe kur frikësohej mos po i dalin edhe dy deputetë nga salla për t’ja prishur kuorumin Thaçit. Por ka shumë veprimtarë të LDK-së që nuk janë gjallë, në emër të të cilëve, dhe duke sharë SHIK-un, Mustafa mori votat e LDK-së.

Gjuha e Mustafës, lëre që ka përqarë tërë skenën politike të Kosovës, por po e përqanë edhe LDK-në. Se ai nuk është në paqe me vetveten e as me elektoratin e LDK-së, më së miri e dëshmon fshirja e menjëhershme e komenteve në çdo postim të tij. Për dallim prej tij, unë jam në paqe edhe me vetveten, e edhe me ata që më besuan t’i përfaqësojë. Jam ballëhapur dhe gjumin e bëjë me ndërgjegje të pastër. Mustafa zor se e di këtë ndjenjë. Zëri i elektoratit të LDK-së do t’a ndjekë pas dhe kurrë nuk do t’a lë rehat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë