Përderisa zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaci, fliste për raportin negativ për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ai është përballur nga një ndërhyrje nga ana Vjosa Osmanit. Deputetja e LDK’së i tha: “Mos shko në dialog”
Për këtë, Thaçi, iu përgjigjë” Qysh normalizohen marrëdhëniet pa dialog?Hajt hajt se edhe ti kishte shku”.
“Dikush mund të pyes pse keni shkuar për të dialogur. E si mund të normalizohen marrëdhëniet pa dialog Nuk jemi vendi i parë që bënë dialog Ne nuk e harrojmë të kaluarën”. ka vazhduar ai.