Vjosa Osmani, e cila deri sot ishte presidente e vendit, ia ka dorëzuar këtë detyrë kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.
Pranimi i detyrës nga Haxhiu, është bërë në kabinetin e presidentes, raporton Ekonomia Online.
Nga sot pas mesnate Haxhiu do të jetë ushtruese detyre e presidentes.
Osmani ka uruar Hahxiun, duke thënë se te jesh kreu i shtetit është përgjegjësi e jashtëzakonshme.
“Nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentës së Kosovës. Shpresoj shumë që ta ngrehni komën zhag që pas jush edhe një grua të jetë këtu. Në emër të gjithë abshkëpunëtorëve këtu në presidencë dhe të tjerëve që nuk janë këtu ju uroj shumë sukese. Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i ka provuar të dyja edhe kryetare e Kuvendit edhe ushtruese detyre e presidentes. Të jesh kreu i shtetit dhe ushtrinë e vendit e shumë detyra të tjera janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë shumë që sa më shpejtë Kuvendi ta zgjedh presidentin apo presidentin e re”, ka thënë Osmani.
Kurse, Haxhiu e ka falenderuar Osmanin duke i thënë se sigurisht për Kosovën është nder që në krye të institucioneve të jenë njerëz që kanë integritet të lartë.
“Tani rrethanat kushtetuese imponojnë që kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues detyre dhe zotohem se do të veproj me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Uroj që Kuvendi të zgjedhë sa më parë presidentin apo presidentin e Kosovës. Ju bëj thirrje depuettëve që sa më parë të ketë një zgjidhje ëpr presidnetin dhe le t’i lënë anash inatet politike”, ka thënë Haxhiu.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.
Para raundit të tretë u zhvillua edhe procedura e dy raundeve, të parit dhe të dytit.



















