Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar Dua Lipën që përmes Sunny Hill Festival po bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën.
E para e shtetit e ka shpërndarë postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në Instagram me titull “Më lë të lirë”, në profilin e vetë.
“Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka shkruar Osmani.