Vjosa Osmani bëhet presidente, merr 71 vota në raundin e tretë (Live)

E publikuar: 04/04/2021 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, pas tri raundesh votimi në Kuvendin e Kosovës.

Osmani mori votat e mjaftueshme, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën.

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrë 80 votat e nevojshme.

Ndërkaq, në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 67 deputetë dhe kundërkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katër vota. Njëmbëdhjetë vota ishin të pavlefshme.

Ndërsa, në raundin e parë Osmani fitoi 69 vota, 12 vota ishin të pavlefshme.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë.