Vjollca publikon foto me Sinanin, kështu reagon bashkëshortja e tij

E publikuar: 31/10/2017 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me zërin e tyre të veçantë, kanë arritur të bëjnë mijëra fansa për vete, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për këngëtarin Sinan Vllasaliu dhe këngëtaren Vjollca Haxhiu.

Artistët e njohur përveç se janë koleg, njihen edhe për raportin e tyre miqësor. Këtë më së miri keni pasur mundësi ta vëreni përmes imazheve të shumta që publikojnë në rrjetet sociale e ku shihen së bashku në mbrëmje të shumta muzikore.

Së fundmi Vjollca ka publikuar një fotografi së bashku me Sinanin në llogarinë e saj në Instagram.

“Me Mbretin e këngës”, kishte shkruar Vjollca.

Por, Vjollca si duket ka raporte shumë të mira edhe me Teutën, bashkëshorten e Sinanit.

Teuta madje kishte komentuar në fotografinë ku Vjollca shihet së bashku me Sinanin.

“Me te miret,sa shume ju du”, kishte shkruar Teuta. 

Kujtojmë se “Nanush”, është një ndër projektet më të pëlqyera nga Vjollca e Sinani./Gazeta Express/