Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Vjollca Buqaj e cila me zërin e saj të veçantë ka arritur të bëhet ndër këngëtaret më të dashura të skenës muzikore, transmeton Gazeta Express.
Sot për Vjollcën është një ditë shumë e rëndësishme.
E arsyeja për këtë ditë feste është djali i saj Blendi i cili feston ditëlindjen. Si një nënë, Vjollca ka shprehur urimin më të bukur për djalin e tij.
Në rrjetet sociale, Vjollca ka postuar fotografi të djalit kur ishte i vogël dhe tash duke thënë se ai është gjëja më e bukur që ka duke e bërë nënën më të lumtur.
“Blendi im,jeta ime, gjëja më e bukur që kam,ti që më bëre nënën më të lumtur dhe më krenare gjatë gjithë këtyre viteve,të uron nëna nga zemra ditën e lindjes,100 vjet me shëndet dhe çdo moment i jetës tënde të mbushet me gëzim.
Dielli i ditëve të mia , të dua pafund”, kishte shkruar ajo.

Kujtojmë se “Nuse moj nuse”, është projekti i fundit nga Vjollca por që së shpejti ajo do të vijë edhe me një projekt të ri./Gazeta Express/


















