Vjen reagimi i Ministrisë së Sportit për incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani

E publikuar: 03/04/2022 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Sportit ka dënuar ashpër incidentin e ushtruar sot në stadiumin e Gjilanit, ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashëri.

Kjo ministri, thotë se pamjet e tilla, nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit e këtij akti do marrin përgjigjien e merituar.

Njoftimi:

”Ministria e Sportit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe gjithë situatën e krijuar në ndeshjen e futbollit Gjilani – Ballkani. Këto pamje nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar. E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë në arrestimin e të dyshuarve.
Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit.
Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”.