Vjen lajmi i trishtueshëm për fansat e Brad Pitt dhe Angelinës

E publikuar: 03/04/2018 02:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpresë e tillë u venit edhe më shumë jo vetëm me kalimin e kohës, por edhe me të renë e fundit të marsit: Angelina është aktualisht duke u takuar me dikë tjetër.

Sipas të dhënave për Entertainmet Tonight, Jolie nuk është ende gati për një romancë, megjithatë e ka marrë në kosnideratë të dalë në takim me një agjent shitjesh më të madh në moshë.

Ky nuk është detaji i vetëm që të çon në përfundimin se Brangelina nuk ka më kthim pas. Burime pranë The Sun kanë rrëfyer se proçedurat e divorcit janë drejt fundit, ndërsa Brad dhe Angelina më në fund kanë arritur marrëveshje të përbashkëta. E vetmja anë pozitive ëhstë fakti që ish-partnerët po ndahen në qetësi nga njëri-tjetri, kryesisht për hir të rritjes së fëmijëve.

Aktorët mund të shihen bashkë në evente të përbashkëta familjare, por mesa shihet, romanca mes tyre nuk ka më rrugë kthimi. Ata e kanë lejuar njëri tjetrin të nisin një jetë të re për sa i përket dashurisë, duke menduar se kjo është dhe zgjidhja më e mirë për të.