Një grua shtatzënë, po merr trajtim mjekësor në një spital, pasi që vjehrrit e saj indianë, kanë tentuar që t’ia djegin foshnjën të gjallë në trup pasi e kishin kuptuar se ajo do të lindte një vajzë.
Viktima 27 vjeçare e njohur me emrin S Girija, ka kolapsuar në agoni kur nëna e bashkëshortit të saj dhe kunata e vet, i kishin hedhur acid në barkun e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Hetuesit kanë thënë se vjehrra po tentonte që ta vriste edhe nusen edhe foshnjën e saj, pasi që një astrolog i kishte thënë se ajo do të lindte vajzë.
Policia e ka konfirmuar se vjehrra e viktimës është në arrati, kurse bashkëshorti dhe vjehrri i saj, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Girija tashmë ka një vajzë 18 muajshe dhe policia beson se familja e burrit të saj, e ka sulmuar në mënyrë që ajo të mos e lindte edhe një tjetër vajzë.
Sulmi ka ardhur vetëm dy ditë pasi vjehrra e saj ishte konsultuar me një falltor për gjininë e bebes.
Mjekët kanë thënë se Girija është e djegur në 30% të trupit të saj.
Shumë indianë që vijnë nga viset rurale, besojnë se fëmijët e gjinisë femërore, vlejnë më pak se djemtë.