Një vjedhje “profesioniste” është kapur nga kamerat e sigurisë brenda një kafiterie, ku shfaqet momenti kur një hajn përdor xhaketën që e kishte vënë në kraharor për t’ia vjedhur një shumë të “majme” të parave një pensionisti.
Ai po qëndronte në këmbë me shpinë të kthyer nga viktima, dhe po bëhej kinse po bisedonte me një burrë tjetër që ishte afër tij. Dhe derisa po “bisedonin”, ai po e shfrytëzonte xhaketën si “mburojë” për t’ia vjedhur paratë nga portofoli burrit të moshuar, transmeton Telegrafi.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në një kafiteri në Glasgou, e cila është publikuar nga pronari i lokalit që shpreson që qytetarët do ta ndihmojnë në identifikimin e hajnit.
Martin Connelly që po qëndronte ulur pranë viktimës, ka shkruar se viktima është një burrë i moshuar dhe se assesi nuk mund ta kuptojë se si dikush mund t’ia vjedh paratë një pensionisti. /Telegrafi/